
Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 26 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Sipas autoriteteve gjatë kësaj periudhe janë infektuar me COVID-19 530 persona. Numri total i të infektuarve është 81.425 që nga fillimi i pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 538 pacientë.
Në total janë shëruar 58.720 persona, ndërsa kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë 2427 pacientë.