Maqedonia e Veriut rekord të ri të infektuarish me Covid-19

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut rekord të ri të infektuarish me Covid-19

1128 të infektuar të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit, duke shënuar një rekord të ri infektimesh.

Po ashtu në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 persona.

Në total numri i të infektuave ka shkuar në 37.499, prej të cilëve 22.835 janë shëruar, ndërsa 1096 kanë ndërruar jetë.

Prej disa javësh edhe Maqedonia e Veriut, si pjesa tjetër e rajonit, ka shënuar rritje të numrit të të infektuarve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>