
Maqedonia e Veriut regjistroi të hënën 17 viktima me COVID-19 dhe 498 të infektuar.
Në total që prej fillimit të pandemisë kanë humbur jetën 2.473 pacientë.
Më shumë raste dhe viktima janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, dhe Prilep.
Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se mbi 19 mijë janë ende aktive nga mbi 82 mijë që janë regjistruar në total prej fillimit të pandemisë.