Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e jashtëzakonshme prej koronavirusit

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e jashtëzakonshme prej koronavirusit

Në Maqedoninë e Veriut u vu sot gjendja e jashtëzakonshme ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shtynë pa afat. Shkak për këtë u bë situata e krijuar prej epidemisë së koronavirusit.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, deklaroi pasditen e sotme gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së infeksionit Covid-19 me 35 raste – 25 në Dibër dhe 12 në Shkup.

Pendarovski shtoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të shtyhen pa një datë specifike.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë. Autoritetet kanë mundësinë që ta zgjasin këtë periudhë, në varësi të situatës që do të paraqitet.

Qeveria e drejtuar nga ish-Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, kishte shpallur pjesërisht gjendje të jashtëzakonshme në Dibër dhe Shkup, pasi atje janë përqendruar rastet kryesore të të infektuarve me koronavirus.

Me vendimin e marrë sot, Maqedonia e Veriut bëhet shteti i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që hyn në gjendje të jashtëzakonshme.

Gjendja e jashtëzakonshme u kërkua pak ditë më parë edhe nga ish-kryeministri Zoran Zaev, i cili pas daljes nga takimi ndërpartiak me Presidentin Pendarovski u shpreh qartë se duhej me patjetër një angazhim më i madh shtetëror.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>