Maqedonia e Veriut shtrëngon masat kufizuese

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut shtrëngon masat kufizuese

Maqedona e Veriut do të shtrëngojë masat kufizuese për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Masat e reja priten të miratohen nga qeveria të martën. Masat parashikojnë ndalim qarkullimin nga ora 22:00 deri në 05:00.

Këto masa u propozuan nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive, për shkak të rritjes së numrave të të infektuarve.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce njoftoi se” Masat e reja do të jenë në fuqi për dy javë. Qëllimi I kufizimit të lëvizjes është ulja e përhapjes së virusit.”

Sipas tij, nga vëzhgimi është parë që masat nuk respektohen gjatë orëve të natës sidomos në restorantë dhe vende publike.

“Klinikat në Shkup janë gati për të trajtuar pacientët me Covid-19. Ndërkohë spitalet nuk janë të tejmbushura sic ishin në nëntor.Duam ta mbajmë këtë situatë kështu.”tha ai.

Maqedonia e Veriut mori 3 mijë vaksina ruse Sputnik V të dielën. Një tjetër sasi me 200 mijë doza është porositur nga Rusia.

Vendi ka marrë deri tani 8 mijë doza vaksinash nga kompania Pfizer, donacion nga Serbia.

More than 107,000 people have been diagnosed ëith the coronavirus since the outbreak of the pandemic in North Macedonia.

Më shumë se 107 mijë qytetarë janë infektuar me koronavirus që prej marsit 2020 ndëersa janë rregjistruar 3,195 viktima.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>