Mario Draghi pranon detyrën e kryeministrit, pritet votëbesimi i qeverisë

Nga Exit News
Mario Draghi pranon detyrën e kryeministrit, pritet votëbesimi i qeverisë

Mario Draghi zgjidhet kryeministri i ri i Italisë. Presidenti Italian Segio Mattarella i dha të mërkurën në mëngjes profesor Mario Draghit të drejtën për të formuar një qeveri teknike.

Mario Draghi nuk është pjesë e asnjë partie politike. Dy emrat e tjerë që u diskutuan ishin Mario monti dhe Elsa Fornero, ministre e Punës në 2011-tën.

Draghi duhet të formojë qeverinë e re dhe të paraqesë për miratim nga partitë politike emrat e rinj të qeverisë. Nëse arrin të marrë miratimin atëherë do të paraqitet në presidencë për të bërë betimin.
Mario Draghi më parë ka qënë Guvernator i Bankës Evropiane.

Qeveria italaine e drejtuar nga Conte u rrëzua pasi dy ministra të partisë së Renzit u tërhoqën nga qeveria. Conte nuk arritit dot të merrte votëbesimin e Kuvendit dhe ndaj dha dorëheqjen në janar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>