Tashmë marijuana duket se ka pushtuar gjithë vendin. Ajo kultivohet kudo, jo vetëm në parcelat e fshehura mes maleve, por edhe në kopshtet e shtëpive në mes të zonave të banuara. Në sy të të gjithëve.
Fotot e mëposhtme janë nga Llakatundi i Vlorës. Një nga shumë fshatrat ku kultivohet në masë marjuana, në jug të Shqipërisë. Sikurse shihet, oborret e shtëpive janë të mbjella me marjuanë e cila duket nga çdo anë që të hedhësh vështrimin.
Duket se Shqipëria tashmë është një tokë pa ligj dhe rend.