Mark Marku, kandidati për deputet i PD-së në Lezhë ju përgjigj kryeminsitrit Edi Rama, pasi ky i fundit e quajti ministri ”kap ça të kapësh” i arsimit.
Në një postim në Facebook, Marku shkroi se Rama “po shan, shfryn bulçitë e tij të çakërdisur nga çmenduria dhe frika e humbjes së pushtetit mbarë e mbrapsht, këdo që i shkon ndërmend”.
Ai shtoi se PD nuk do të humbë kohë me Ramën por do të shpalosë programin e saj, për “shërimin e plagëve, për ndryshimin e Shqipërisë”.
Marku e quajti fjalorin e Ramës, të “bën të ndjehen me turp edhe pijanecët me gojështhurur të mejhaneve të skutave periferike”.
Rama gjatë prezantimit të programit elektoral të arsimit, sot, paradite u shpreh se:
“Ja ku i keni tre ministrat e arsimit të KÇK-së, dy personazhe autosatirike, të klubeve të natës mediatike dhe një zonjë e njohur vetëm për fjalorin sharje shifës, foltore më foltore. Të tre reaksionarë, sharëxhinj, si sharrëxhinj, sharroj me sharr dhe si sharëxhi, shaj e shaj”.