Prokurorja e Përgjithshme në detyrë Arta Marku ka vendosur ngritjen e një strukture të posaçme me objektiva dhe funksione të ngjashme me atë të Prokurorisë së Posaçme. Kjo strukturë do të jetë nën varësinë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila drejtohet nga Donika Prela.
Sipas Prokurores Marku, kjo strukturë do të hetojë pasurinë e personave nën hetim dhe ato të dënuar me vendim të prerë.
E gjithë struktura e propozuar nga Marku bie ndesh strukturën e parashikuar në Kushtetutë dhe ngritja e saj, do të krijojë probleme serioze në hetimin e krimit dhe korrupsionit.
Sipas, Kushtetutës së Shqipërisë parashikohet ngritja e Prokurorisë së Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit të quajtur SPAK, dhe njësisë së hetimeve nën varësinë e saj, të njohur ndryshe si Byroja e Hetimit. SPAK është krejtësisht e pavarur nga struktura të tjetra të Prokurorisë dhe nga Prokurori i Përgjithshëm. Drejtuesit dhe prokurorët e SPAK emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP
Këto përcaktime kushtetuese, janë zbërthyer në Ligjin për Prokurorinë, i cili në nenin 4, përcakton se:
Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën […] kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar […]
Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në përputhje me këtë ligj.
Vendimi i Arta Markut cënon rëndë pavarësinë e prokurorisë që ishte qëllimi kryesor i reformës në drejtësi dhe ndryshimeve Kushtetuese.