
Presidenti Meta do të takohet nesër me Ministrin e Jashtëm Bushati dhe deputetët e Komisionit të Jashtëm, për të diskutuar për marrëveshjen e detit me Greqinë.
Informacioni bëhet i ditur nga Gazeta Panorama.
Presidenti Meta ka kthyer dy herë përgjigje negative për dhënien e autorizimit për plotfuqinë e grupit që do të negociojë me Greqinë dhe ka kërkuar dokumente dhe informacione shtesë.
Përbërja e grupit negociator dhe relacionet e plota që shpjegojnë se për çfarë do të diskutohet me Greqinë, ishin dy kërkesat kryesore të Presidentit Meta në refuzimin e parë.
Ndërsa dy ditë më parë ai sërish nuk i dha autorizimin Ministrit Bushati, pasi informacionet dhe dokumentet mbi takimet dypalëshe Bushati-Kotzias nuk përfshiheshin në dosje.
Për marrëveshjen e detit, Presidenti Meta është konsultuar me ish-presidentët Berisha, Moisiu, Topi, Mejdani dhe Nishani, si dhe me disa ish-ministra të jashtëm dhe ekspertë të fushës.