Dokumenti i Sigurimit të Shtetit mbi Martin Camaj është dokument mbikqyrjeje dhe jo dosja e një bashkëpunëtori, ndaj duhet parë me kujdes.
“Nuk është një dosje bashkëpunëtori. Në përgjithësi dosjet e bashkëpunëtorit janë dosje pune. Kjo është një dosje survejimi. Ka rreth 200 faqe dhe duhet lexuar me shumë kujdes”, u shpreh Kryetarja e Autoritetit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, në një intervistë për gazetarin Çim Peka në Syri Tv, mbi debatin nëse Camaj ka qënë apo jo bashkëpunëtor i sigurimit.
Sula tha se ky dokument është përgatitur nga Sigurimi i Shtetit me qëllim manipulimin dhe përbaltjen e figurave të rëndësishme si Camaj, Arshi Pipa, Sabiha Kasimati, Kol Kamsi, Aleks Buda:
“Të njëjtën gjë bëmë edhe për Sabiha Kasimatin. Për inxhinierin polak, Stanislav Zuber që është vetrarë apo vrarë në hetuesi, dosja është studiuar nga ne edhe nga inxhinieri i naftës që është në gjendje të gjykojë në kontekstin profesional dhe historian i kohës që është në gjendje të gjykojë komunizmin, kështu e njëjta gjë edhe për inxhinierët e naftës.”