Masakra në Parkun e Liqenit nuk ndalet – Video

Masakra në Parkun e Liqenit nuk ndalet – Video

Kjo video nuk ka nevojë për shumë koment: beton i hedhur gjithandej, pemë që priten për të mundësuar strukturat prej betoni.

I emërtuari djallëzisht “kënd lojrash” për fëmijë është në fakt një kompleks betoni, qëllimi i të cilit nuk është t’u shërbejë fëmijëve, por të mundësojë riklasifikimin në zonë urbane të asaj pjesë të parkut. Kjo gjë nuk do jetë e vështirë sepse sikurse e deklaroi vetë Kryeministri Rama para tre javësh ai është “kënd urban lodrash”.

Kryebashkiaku Veliaj u përbetua kohë më parë se ai do largohej nga kryebashkiak nëse pritej qoftë edhe një pemë. Tani është koha për t’i kërkuar të mbajë premtimin.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>