
Ministria e Arsimit ka reaguar sot, 19 tetor, pas deklaratës së PD-së se shkolla 9-vjeçare ‘Emin Duraku’ në Tiranë është kthyer në një vatër infeksioni koronavirusi, por drejtuesit e shkollës refuzojnë të lajmërojnë prindërit.
Në një deklaratë për shtyp ministria e Arsimit tha se mësuesit e infektuar janë karantinuar dhe shkolla është dezinfektuar tre herë. Ministria njoftoi se mësimi vazhdon normalisht, dhe mësuesit janë zëvendësuar.
Në herët, në një deklaratë për shtyp nga shkolla 9-vjeçare, Albana Vokshi tha se të paktën 8 mësues janë infektuar dhe 20 të tjerë janë vetëkarantinuar. Vokshi bëri thirrje për tetsim masiv në shkollë, në mënyrë që të ndërpritet zunxhiri i transmetimit.