Materniteti në qytetin e Vlorës rrezikon të mbyllet pasi një sanitare është infektuar me Covid-19.
Djali i zonjës është infermier në urgjencën e polikliniës dhe është mbyllur në karantinë të detyruar për 14 ditë.
Pas konfirmimit të infektimit të sanitares, gjatë pasdites ka nisur dezinfektimi i ambjenteve të maternitetit dhe testimi i një pjese të stafit.
ISHP-ja ka nisur hetimin por nuk përjashtohet mundësia e mbylljes së maternitetit.