Matteo Salvini — Italia nuk do të pranojë më emigrantë

Matteo Salvini — Italia nuk do të pranojë më emigrantë

Matteo Salvini,  Ministri i Brendshëm i Italisë dhe kryetari i partisë anti emigracion Lega Nord ka kërcënuar ditën e dielë se do të mbyllë portet italiane për emigrantët nëse Malta nuk pranon të shpëtojë 629 emigrantë të shpëtuar nga organizata humanitare franceze SOS Mediterranee.

Sipas, gazetës italiane “La Repubblica” Salvini përmes nje letre drejtuar autoriteteve malteze ka pohuar se ai “do të jetë i detyruar të mbyllë portet e Italisë” nëse anija “Ujori” e organizatës franceze SOS Mediterranee, me në bord 629 emigrantë, ndër to 123 fëmijë minoren, 7 gra shtatëzëna dhe 11 fëmijë të vegjël — nuk do të lejohet të ankorojë në kryeqytetin maltez, Valleta. Gjithashtu, sipas gazetës “Corriere della Sera” në letër, Salvini e ka bërë të qartë se porti i  Valletës është “porti më i sigurtë dhe më afërt” dhe ndaj anija duhet të ankorohet aty.

Por, ekzistenca e kësaj letre nuk konfirmohet nga autoritetet malteze. Zëdhënësi i qeverisë malteze i ka tha Agjencis Franceze të Lajmeve (AFP) se ato “ nuk kanë pasur deri më tani asnjë komunikim me Salvinin”. Por, sipas tij “Malta nuk ka qënë as koordinatorja as autoriteti kompetent” për aksionin e shpëtimit. Ai tha se aksioni i shpëtimit u krye në territorin libanez dhe u koordinua nga Roma, duke lënë të kuptohej se Malta nuk kishte asnjë detyrim të merrte emigrantët.

Kjo është hera e tretë brenda tre ditëve të fundit, që Malta nuk lejon ankorimin e anijeve me emigrantë në portin e saj.

Ditën e shtunë, një anije me në bord 126 emigranët e ndodhur në det të hapur në kushte të këqija të motit, i kërkoi autoriteteve malteze leje për ankorim në portin e tyre. Leja nuk u miratuan duke e lënë anijen në det të hapur dhe duke vënë në rrezik jetën e 126 emigrantëve. Pas refuzimit të Maltës, anija ankoroi në portin e Pozzallos në Sicili.

Po në të njëjtën ditë, Malta nuk pranoi një anije me në bord 232 emigrantë, e cila më pas ankoroi në portin e Regjio Emilias.

Salvini, i cili mbulon edhe postin e Zëvendës kryeministrit, është i njohur për retorikën e tij anti-emigracion. Ditën e premte ai i kërkoi NATO-s të shpëtojë Italinë, e cila sipas tij është nën sulm nga jugu.

Ndërsa, ditën e dielë përmes një postimi në Facebook, Salvini e bëri të qartë qendrimin e qeverisë Italiane — Italia nuk do të pranojë më emigrantë.

“Në mesdhe ka anije me flamurin e Hollandës, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar, ka edhe Organizata Humanitare gjermane dhe spanjolle, ndodhet edhe Malta që nuk pranon askënd, ndodhet edhe Franca që përzë që në kufi, ndodhet edhe Spanja e cila i mbron me armë kufijtë e saj, pra e gjithë Evropa po ruan interesin e vet.

Nga sot edhe Italia do t’i thotë jo trafikut të qënieve njërëzore, jo biznesit të emigracionit të paligjshëm. Objektivi im është të sigurojë një jetë të qetë për këto të rinj në Afrikë dhe për fëmijët tanë në Itali”,— shkroi Salvini.

Gjatë fushatës zgjedhore, Salvini u zotua se do të përshpejtojë procesin e riatdhesimit për emigrantët të cilat nuk kanë fituar statusin e azilantit. Gjithashtu, ai në mënyrë të vazhdueshme ka thënë se do të përzejë nga Italia më shumë se 500 mijë emigrantë të paligjshëm.

Madje, Ministri Salvini ka kritikuar edhe organizatat humanitare duke i quajtur ato si “shërbim taksi” për emigrantët që përpiqen të kalojnë Mesdheun nga Libia.

Gjatë pesë vjeçarit të fundit, më shumë se 700 mijë emigrantë kanë mbërritur në Itali.


Shkrimi u bazua në lajmet e publikuara në gazetën “The Telegraph” dhe “Times of Malta”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>