Matthew Palmer flet për ndalimin e hyrjes së Berishës në SHBA

Nga Exit News
Matthew Palmer flet për ndalimin e hyrjes së Berishës në SHBA

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ripërsëriti qëndrimin e Departamentit amerikan të Shtetit se ish-kryeminsitri Sali Berisha ka përdorur pozicionin e tij “për të pasuruar anëtarët e familjes së tij, për të pasuruar aleatët politikë dhe mbështetësit”.

Ai shtoi se momenti kur ndodhi ishte i parëndësishëm dhe se SHBA-të përdorin të gjitha instrumentat që kanë në dorë për të luftuar korrupsionin.

“Kjo është një dëshmi e angazhimit tonë për të përdorur ato instrumenta që kemi të disponueshme, përfshirë sanksione sipas nevojës, me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit publik dhe për t’u siguruar se ka llogaridhënie për ata që abuzojnë me besimin e publikut,” tha Palmer.

Ai shtoi se përcaktimi i zyrtarëve të korruptuar si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA është njëri prej atyre instrumenteve.

SHBA-të i ndaluan hyrjen në vend një ditë më parë ish-kryeminstrit Sali Berishës, dhe të afërmëve të tij, bashkëshortes, Liri Berisha, vajzës Argita Berisha Malltezi dhe djalit Shkëlzen Berisha.

Për këtë çështje, Berisha pritet të mbajë një konferencë për shtyp në oren 18.00.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>