
Matura shtetërore nis provimet me testimin e gjuhës së huaj në datën 8 qershor në orën 10:00.
Nxënësit duhet të kenë maska dhe doreza dhe për të siguruar distancën mes tyre, provimet do të zhvillohen në çdo shkollë.
Vlerësimi i testeve do të jetë elektronik dhe do të kryhet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore në Tiranë.
Drejtoria e Vlerësimeve i bëri thirrje nxënësve të tregohen të kujdesshëm për të mos dëmtuar kodin digjital të fletës së përgjigjeve.
“Nëse për një pyetje [nxënësit] do të zgjedhin dy alternativa, përgjigja do të konsiderohet e gabuar” – tha Agim Alia nga Drejtoria e Vlerësimit për A2CNN.