Mbahen sot zgjedhjet e kontestuara për drejtuesit e universiteteve

Nga Exit News
Mbahen sot zgjedhjet e kontestuara për drejtuesit e universiteteve

Të enjten, në 30 korrik, do të zhvillohen zgjedhjet për drejtuesit e universiteteve.

Gara kryesore është ajo për rektorin e Universitetit të Tiranës, ku kandidojnë Artan Hoxha  nga Fakulteti Juridik, Kozeta Sevrani dhe Fakultetit Ekonomik dhe Mimoza Hafizi nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Në secilin prej fakulteteve po zhvillohet njëkohësisht dhe gara për dekanë.

Zgjedhjet e 30 korrikut janë kundërshtuar nga shumë grupime si të paligjshme pasi po mbahen në një moment ku vendi po kalon pandeminë e Covid-19 dhe kur pjesa më e madhe e studentëve janë nëpër rrethe për shkak të mbylljes së universitetit.

Qendresa Qytetare, një grupim studentësh, një ditë më parë, i kanë kërkuar presidentit Meta që të mos dekretojë fituesit që dalin nga kjo garë e paligjshme.

Argumentet kryesore të tyre janë:

– Caktimi i datës së zgjedhjeve nga Ministrja e Arsimit Shahini është bërë në mungesë të konsultimit me Konferencën e Rektorëve.

– Fillimi i procesit zgjedhor në datë 30 Qershor dhe përfundimi i tij më 30 Korrik krijon një situatë të rëndë paligjshmërie në universitetet publike, pasi cdo universitet publik e ka të pamundur – pa shkelur rregulloren e zgjedhjeve – që të mbyllë procesin zgjedhor brenda afatit një mujor.

– Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 Korrik përjashton tre të pestat e studentëve nga e drejta ligjore për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në organet drejtuese të universiteteve publike.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme