Mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura mund të bëhet e detyrueshme dhe në Shqipëri.
Mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë, deklaroi në 8 korrik, në ReportTv, se ky vendim mund të merret në ditët në vijim pasi ekspertët kanë parashikuar se nuk do të ketë ulje të numrit të të infektuarve:
“Në ambientet e mbyllura dhe në ambientet e hapura ku ka shumë njerëz do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba, ka kaluar faza e këshillimeve.
Kjo do të bëhet këto ditë pasi janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejtë.
Kurba është e lartë por e qëndrueshme, ndërsa nuk pritet të ketë ulje të rasteve.”