Prej së enjtes, 15 tetor, të gjithë qytetarët janë të detyruar të mbajnë maska ose barrier mbrojtëse prej lecke në të gjitha ambientet jashtë shtëpisë së tyre, qoftë të mbyllura apo të hapura.
Exit News sjell më poshtë në mënyrë të përmbedhur të gjithë rastet kur duhet mbajtur maska dhe kategoritë e personave që përjashtohen nga mbajtja e maskave, sipas njoftimit të ISHP-së.
Kur duhet të mbahet maska
- Sa herë dilni nga shtëpia dhe gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës;
- Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar;
- Në të gjitha mjetet e transportit publik, dhe gjatë ecjes në rrugë;
- Në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh;
- Gjatë aktivitetit në zyra, institucionet publike dhe jo publike, si teatër, kinema, muze, biblioteka, etj;
- Në hyrje dhe dalje nga banesa, si dhe ashensorë;
- Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante;
- Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes;
- Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19;
- Në të gjitha institucionet fetare’
- Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2;
- Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor.
Personat që lejohen të mos mbajnë maska:
- Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin – duhet pasur dokument nga mjeku;
- Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës;
- Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive;
- Nga persona që lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
- Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të
- Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqen ose në det.
- Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.
Të gjithë ata që nuk mbajnë maska sipas këtyre rregullave, do të gjobiten.