Mbërrijnë 22 mijë e 230 doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Nga Exit News
Mbërrijnë 22 mijë e 230 doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Të hënën në mbrëmje mbërritën në Shqipëri 22 mijë e 230 doza të vaksinës Pfizer.

Ato do të përdoren deri në 20 prill, tha kryeministri Edi Rama.

Po ashtu Shqipëria ka arritur një tjetër marrëveshje me kompaninë ruse për 50 mijë doza të vaksinës Sputnik V.

Dozat do të vijnë brenda 10 ditëve, njoftoi të hënën kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

Shqipëria ka arritur të vaksinojë 200 mijë qytetarë që nga fillimi i procesit të vaksinimit, njoftoi të hënën ministrja e shëndetësisë Ogerta Manasitrliu.

Të hënën u bën plot 9 ditë që kur Shqipëria ka nisur procesin e vaksinimit masiv.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer 13 826 vaksinime, ku të dielën u kryen 7 386, referuar shifrave të MSH.

Që fillimi i fushatës së vaksinimit që ka nisur në datën 11 janar janë vaksinuar 206,708 qytetarë.

Shqipëria ka vaksinuar deri më tani mësues, të moshuarit, personeli shëndetësor. Ka nisur të vaksinojë gazetarët e terenit, policët dhe ka njoftuar se do të vaksinohen personat më të rrezikuar dhe ata mbi 60 vjeç.

Shqipëria po vaksinon me vaksinën kineze, me atë ruse Sputnik V, me Pfizer dhe AstraZeneca.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>