38 mijë doza të vaksinës AstraZeneca mbërritën të premten në mbrëmje në aeroportin Nënë Tereza në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm për t’i pritur ato, së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrin e rindërtimit Arben Ahmetaj.
Rama tha se edhe 60 mijë doza të tjera vaksinash anti-Covid, pritet që të vijnë në prill.
Të shtunën do të nis vaksinimi për mësuesit, tha Rama.
“Ideja është që të kemi vaksinim intensiv. Jemi gati, nga nesër që të organizohemi, bashkë me Kosovën, që t’ju japim mundësi mjekëve dhe infermierëve të spitaleve Covid, që nga spitali i Prishtinës. I presim vëllazërisht, ku do marrin dozat në Kukës”, tha Rama.