
10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V kanë mbërritur në vend, të hënen, 22 mars. Vaksinat u dhuruan nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.
Lajmin e dhanë dy ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj, të cilët i pritën vaksinat në aeroportin e “Nënë Tereza”.
Qeveria miratoi para pak javësh vendimin për marrjen e vaksinave nga të gjtiha vendet prodhuese dhe shpërndarëse.
Deri më tani, në vend adminnistroheshin vaksinat e prodhuara nga kompania Pfizer dhe AstraZeneca.
Qeveria ka vendosur vaksinimin e personelit shëndetësor dhe të të moshuarve mbi moshën 80 vjeç. Kryeministri ka premtuar ardhjen e 360 mijë doza vaksinash në vend në javët në vijim.