Mbërrijnë në vend mbi 12 mijë vaksina Pfizer

Nga Exit News
Mbërrijnë në vend mbi 12 mijë vaksina Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se në vend do të mbërrijnë mbi 12 mijë vaksina të Pfizer.

Gjatë inspektimit të procesit të vaksinimit në një qendër shëndetësore në Kavajë, Manastirliu deklaroi se brenda ditës së sotme do të mbërrijnë 12.870 doza.

“Sot presim sërish doza të vaksinave Pfizer, nëpërmjet kontratës sonë me me Pfizer, gjithashtu edhe kontratës pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian do të mbërrijnë sot në vend 12,870 doza të vaksinës Pfizer.”

Këto doza janë 8,190 nga kontrata me Pfizer dhe 4.680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian.

Deri më sot kanë mbërritur mbi 760 mijë doza vaksinash të Pfizer, AstraZenecës, Spuntik dhe SinoVac.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>