
Në Kosovë ka mbërritur grupi i parë i shtetasve afganë, rreth 100 persona, të cilët largohen nga vendi i tyre nga frika e regjimit taleban.
Afganët që kanë arritur në Kosovë do të strehohen në bazën ushtarake “Bondsteel” që gjendet në Ferizaj, raporton REL.
Kosova pritet të strehojë gjithësej 2 mijë shtetas afganë të cilët kanë punuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s apo edhe me organizata të huaja.
Ata do të qëndrojnë përkohësisht deri sa të marrin dokumentet për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara.
Në Shqipëri aktualisht kanë mbërritur 457 shtetas afganë të cilët janë strehuar në Durrës dhe Tiranë.