Kosova raporton sërish rritje të ndjeshme të infektuarve me COVID-19 teksa në 24 orët e fundit numri është mbi 1 mijë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të enjten se janë regjistruar 1006 raste të reja nga 6784 testime të kryera. 269 prej tyre janë të moshës 20 deri 29 vjeç.
Rritja e rasteve në Kosovë ka nisur pas infektimeve me variantin Delta.
Dy persona kanë humbur jetën gjatë të njejtit interval kohor ndërsa 82 janë shëruar.
Në Kosovë janë aktualisht 4414 persona të infektuar me COVID-19
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17 986 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 539 752 doza nga të cilat 183 240 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat, rreth 10% e popullsisë.