Numri i të infektuarve me koronavirus në gjithë botën kaloi të mërkurën 15 milionë të infektuar, sipas të dhënave të publikuara nga Universitetit Johns Hopkins. Ndërsa 617,832 njerëz kanë humbur jetën, dhe mbi 8.5 milionë janë shëruar.
SHBA-të janë vendi më i goditur në botë me rreth 4 milionë të infektuar dhe me mbi 142,000 viktima. Numri i vdekjeve ditore të shënuara në SHBA për herë të parë kaloi 1 mijë, të martën.
Pas SHBA-ve, vendet më të prekura janë Brazili dhe India, përkatësisht me mbi 2 milionë dhe 1 milionë të infektuar.