Mbi 1800 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, shumica nën 50 vjeç

Nga Exit News
Mbi 1800 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, shumica nën 50 vjeç

Kosova regjistroi të shtunën 18 viktima me Covid -19, si dhe 1 891 raste të reja infektimi. Ndër këto të fundit, më të prekurit i përkasin grupmoshës nën 50 vjeç.

Më saktë, sipas të dhënave të Ministrisë kosovare të Shëndetësisë, 381 persona të infektuar janë të grupmoshës 30-39 vjeç,  353 janë të moshës 40-49 vjeç dhe 328 të grupmoshës 20-29 vjeç.

Gjendja paraqitet e rëndë në spitale ku po marrin shërbim 1 077 pacientë, 944 prej të cilëve gjenden në oksigjeno-terapi.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1483 pacientë, ndërsa të infektuar gjithësej mbeten 25 797.

Në Kosovë janë vaksinuar plotësisht 267 979 persona, ndërkohë që janë 794 812 persona, të cilët kanë marr të paktën një dozë vaksine antiCovid.

Për shkak të përkeqsimit të situatës së pandemisë, Minsitria e Arsimit njoftoi një ditë më pare se fillimi i vitit të ri shkollor në Kosovë do të shtyhej për në 13 shtator.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>