Mbi 2 mijë protestues janë arrestuar në Rusi gjatë protestave të së shtunës që kërkonin lirimin e liderit të opozitës, Alexei Navalny.
Grupi i monitorimit të protestës OVD-Info tha se të paktën 2,250 njerëz, përfshirë 855 në Moskë dhe 327 në Shën Petersburg, ishin arrestuar në tubime në gati 70 qytete të Rusisë, raporton Reuters.
Mijëra qytetarë rusë sfiduan temperaturat ekstreme të të ftohtit duke dalë në protestë për të kërkuar lirimin e Navalny-t, i cili u arrestua sapo u kthye në Rusi nga Gjermania..
Navalny u kishte bërë thirrje mbështetësve të tij për të protestuar por autoritetet kishin paralajmëruar njerëzit të qëndronin larg protestave, duke thënë se ato rrezikonin përhapjen e koronavirusit.
Në qendrën e Moskës, Reuters vlerësoi se të paktën 40,000 njerëz ishin mbledhur në një nga tubimet më të mëdha të paautorizuara.
Autoritetet thanë se vetëm 4 mijë persona kishin dalë në protesta.
Gruaja e Navalny Yulia u ndalua për pak kohë në tubim para se të lihej më vonë e lirë. Disa nga aleatët politikë të Navalny u arrestuan në ditët para protestës.
Prokurorët e shtetit thanë se ata do të shqyrtonin dhunën e pretenduar ndaj oficerëve të policisë nga protestuesit.
Gjatë protestës kishte ndërprerje të sinjalit të telefonint dhe internetit, tregoi faqja e monitorimit doëndetector.ru, një taktikë e përdorur ndonjëherë nga autoritetet për ta bërë më të vështirë për protestuesit për të komunikuar mes tyre.
Navalny u kthye në Rusi, pas kurimit për helmim në Gjermani, në 17 janar.
Menjëherë në aeroport ai është pritur nga policia, e cila e ka arrestuar. Ai akuzohet se ka shkelur kushtet e lirimit me kusht, kur është larguar për në Gjermani për tu kuruar.
Për këtë, gjykata ka vendosur që Navalny të qëndrojnë në paraburgim deri në 15 shkurt.
Vetë Navalny e ka apeluar vendimin e gjykatës.