Maqedonia e Veriut ka regjistruar mbi 2 mijë e 116 të shëruar për dy ditë, raporton REL.
Të shtunën ky shtet ka regjistruar 14 viktima dhe 361 të infektuar me koronavirus,
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë testuar 2.176 persona në laboratorët shtetërorë dhe privatë.
Numri i përgjithshëm i viktimave është 2.696.
Nga fillimi i pandemisë janë shëruar 71.592 të infektuar.
Në Maqedoninë e Veriut ka 14.461 raste aktive.
88.749 persona janë prekur nga Covid-19 që nga shfaqja e tij për herë të parë në këtë vend.
Janë testuar më shumë se 430.000 persona që nga fillimi i pandemisë.
Opozita në Maqedoni ka kritikuar qeverinë sa i takon vaksinimit, pasi sipas tyre qeveria po mashtron popullin.
Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE tha:
“Për shkak të politikave katastrofale të kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, Maqedonia ka mbetur vendi i vetëm në Ballkan që jo vetëm që nuk ka siguruar asnjë vaksinë, por as pajisjet e nevojshme për ruajtjen e tyre”.