Mbi 26 milionë të papunë në SHBA, shkak epidemia e Covid-19

Nga Exit News
Mbi 26 milionë të papunë në SHBA, shkak epidemia e Covid-19

Rreth 4,4 milionë amerikanë iu shtuan javën e fundit listës së të papunëve që kërkojnë ndihmë ekonomike nga shteti për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Shifrat totale të të papunëve prej mesit të muajit mars ka shkuar në 26,4 milionë njerëz.

Kjo është e barabartë me 15 për qind të forcës totale punëtore të SHBA-ve.

Sidoqoftë autoritetet raportojnë se përditësimi i fundit (me 4,4 milionë njerëz) i listës ka qenë me prirje në ulje, çka i bën ata të shprehen optimistë se goditja më e rëndë e sektorit të punës mund të jetë kaluar.

Gjithsesi çështjet kryesore që trazojnë politikën mbetet problemi se askush nuk e siguron dot se kur do të rihapen bizneset dhe se çfarë do të ndodhë më pas.

Në SHBA janë raportuar rreth 850 mijë të infektuar me Covid-19, prej të cilëve rreth 47 mijë kanë vdekur.

Prej mesit të muajit mars, kur për shkak të epidemisë, në SHBA numëroheshin më pak se 1 milionë të papunë, shifrat janë shtuar në fillim me 3 milionë, më pas me mbi 6 milionë dhe prej fillimit të prillit me rreth 17 milionë të tjerë.

Ekspertët parashikojnë se pas epidemisë do të ketë një krizë botërore më të thellë se ajo e viteve ’30.

Ekonomia e SHBA-ve pritet të bjerë me rreth 6 për qind këtë vit, ndërkohë që Administrata e Shtetit ka vënë në dispozicion mbi 2 triliardë dollarë fonde për të përballuar dëmet ekonomike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>