Mbi 500 gjoba për pushuesit që kthehen nga jugu, trafik i shtuar në gjithë rrugët nacionale

Nga Exit News
Mbi 500 gjoba për pushuesit që kthehen nga jugu, trafik i shtuar në gjithë rrugët nacionale

Policia ka gjobitur, të dielën, mbi 500 qytetarë, të cilët kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor. Gjobat kryesisht janë vënë në rrugët e kthimit nga bregdeti i jugut drejtë Tiranës dhe pikës kufitare të Morinës.

Kështu:

  • 31 drejtuesve të mjetëve iu është pezulluar leja e drejtimit, pasi qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara;
  • 197 janë gjobitur pasi kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë;
  • 24 drejtues janë ndaluar pasi kanë rezultuar se drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit;
  • 234 janë gjobitur për përdorim të celularit,
  • 79 janë gjobitur për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 36 janë gjobitur për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia njofton se të gjithë rrugët nacionale janë me trafik të rënduar, kryesisht si pasojë e kthimit të pushuece nga jugu.

Kujtojmë se kjo fundjavë ka qënë një prej më të ngarkuarve me pushues, veçanërisht nga Kosova, ku mbi 31 mijë shqiptarë të Kosovës kanë hyrë në pikën kufitare të Morinës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>