
Numri i viktimave me koronavirus në botë ka kaluar mbi 650 mijë, dhe mbi 16 milionë të infektuar. Virusi është rishfaqur në Azi, Europë, dhe në SHBA-të duke sjellë ndalime të reja, karantinim të zonave me më shumë të infektuar dhe mbajtjen e detyruar të maskave.
Në Australi po rriten numrat e viktimave. Në Hong Kong po rriten numrat e të infektuarve dhe në Spanjë janë.trefishuar numrat e rasteve të reja, SHBA-të janë ende të parat në botë për numrin e të infektuarve dhe të viktimave.
Ndërsa, OBSH-ja deklaroi sot se do të mblidhet gjatë javës për të diskutuar uljen e nivelit të emergjencës së Covid-19, 6 muaj pas zbulimit të tij.