Kosova ka raportuar 173 viktima me koronavirusit gjatë muajit korrik, duke e bërë këtë muajin më vdekjeprurës që nga fillimi i pandemisë.
Numri i viktimave të COVID-19 u trefishua gjatë këtij muaji. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, para korrikut, vetëm 54 viktima u raportuan në vend.
Aktualisht, Kosova ka gjithsej 256 viktima dhe 9049 raste të infektuara me koronavirus.
3804 raste të infektuara mbeten aktive në vend. Rreth 500 njerëz aktualisht janë shtruar në spital me virusin, duke bërë një tendosje të konsiderueshme në kapacitetet spitalore të vendit.