Mbi 75 mijë persona kanë vdekur nga Covid-19 në Evropë, rreth 80 për qind e tyre kanë vdekur në Itali, Spanjë, Francë dhe Britani të Madhe.
Shifrat janë përllogaritur nga agjencia franceze e lajmeve AFP, e cila thekson se Evropa mbetet epiqendra e pandemisë së koronavirusit, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë për nga numri total i të infektuarve – mbi 530 mijë persona me Covid-19.
Në Evropë janë shënuar 68 për qind e vdekjeve nga totali prej mbi 110 mijë viktimash që ka pasur deri më sot bota prej koronavirusit.
Exit News rendit më poshtë 10 vendet më të prekura në Evropë nga Covid-19:
Pjesa tjetër e viktimave është shënuar në shtetet e tjera të Evropës.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë shënuar mbi 200 viktima, 23 prej të cilave në Shqipëri, më poshtë tabela e rajonit:
Mbi 1,8 milionë njerëz janë infektuar nga Covid-19 në botë që kur sëmundja u pikas në fund të vitit 2019 në Kinë. Prej tyre, 110 mijë kanë vdekur.
Vdekshmëria është në rritje, nga 2-4 për qind që hamendësohej në fillim, në rang botëror vdekshmëria ka shkuar në 6.1 për qind të të infektuarve, ndërsa në vende të ndryshme, si Itali apo Spanjë, ajo është mbi 10 për qind.