Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut mbahet më 25 janar 2021

Nga Die Morina van Uijtregt
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut mbahet më 25 janar 2021

Mbledhja e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të mbahet më 25 janar 2021 në Shkup.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj. Ajo ka thënë se në funksion të përgatitjes së këtij takimi janë takuar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Ajo shtoi se është diskutuar për të gjitha temat për të cilat do të bisedohet në këtë mbledhje, marrëveshjet që kanë ngecur dhe marrëveshjet e reja që do të nënshkruhen.

Balaj-Halimi njoftoi se i kanë dhënë palës së Maqedonisë  një listë me 20 marrëveshje dhe komentet lidhur me to.

Në nëntor Balaj-Halimaj zhvilloi një takim me Grubin, ku diskutuan rreth një takimi të përbashkët të mundshëm qeveritar.

Në atë kohë ata pohuan se ende nuk kishin caktuar një datë por mundësia ishtë të zhvillohej në janar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>