Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sot në orën 12:00, për të diskutuar çështjen e Klement Balilit, pas kërkesës së Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Zoti Meta ka deklaruar se ai e ka kërkuar këtë mbledhje pasi autoritetet amerikane kanë shprehur shqetësim për mosarrestimin e Balilit.
Ndërkohë, Kryeministri Rama është nisur dje për një vizitë të paplanifikuar në Kosovë. Kryeministria i kërkoi Presidentit Nishani që në mbledhje në vend të Zotit Rama, të marrë pjesë zëvendëskryeministri Niko Peleshi. Presidenti Nishani nuk e pranoi kërkesën pasi nuk kishte asnjë arsye objektive për mungesën e Kryeminsitrit në mbledhje.
Kryeministri Rama mungoi po ashtu dhe në mbledhjen e kaluar të Këshillit, ku u diskutua për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në vend.