Këshilli Politik po mban mbledhjen e radhës për diskutimin e propozimeve të PS-së dhe Rudina Hajdarit per hapjen e listave.
PS propozoi, në 18 shtator, kandidimin me lista të mbyllura, të renditura nga kryetari i partisë. Sipas propozimit të tyre, një kandidat duhet të marrë më shumë vota se sa vetë partia për t’u zgjedhur deputet.
Rudina Hajdari propozoi, në 20 shtator, hapjen e listave 100%, renditjen e kandidatëve sipas rendit alfabetik, dhe deputet bëhet ai që merr më shumë vota nga zgjedhësit.
Sipas, Hajdarit, zgjedhësit duhet të zgjedhin partinë dhe vetëm një kandidat. Nëse votojnë për më shumë se sa një kandidat, atëherë vota i shkon partisë.
Ndërsa PD dhe LSI ende nuk kanë paraqitur një draft për listat e hapura. Ata i kanë kërkuar, të martën OSBE-së të japë mendim nëse mund të ndryshohen rregullat 6 muaj para zgjedhjeve, pa prekur barazinë dhe zgjedhjet demokratike.
Më herët, Kryetari i PD-së Basha, i ftuar në emisionin Opinion u shpreh se PD kërkon lista 100% të hapura, ku kandidatët renditet në rend alfabetik.