
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta do të mbahet sot, 17 maj, në orën 13:00. Sipas rendit të ditës, Komisioni do të miratojë procesverbalin e mbledhjes, informacionin e kërkuara nga Autoriteti i Medias.
Në mbledhjene fundit u caktuan dy ekspertët ligjorë, Erind Mërkuri dhe Artan Spahiu.
Komisioni hetimor u ngrit me kërkesën e 49 deputetëve socialistë për shkarkimin. Metës, me pretendimin e shkeljes së paanësisë politike gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.