Pas ftesës së kryeministrit Rama, Këshilli Politik do të mblidhet të hënën në orën 11:00, për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Partia Demokratike ka konfirmuar se në takim do të marrin pjesë Oerd Bylykbashi, pjesë e Këshillit Politik, por do të shtohet dhe Gazment Bardhi. Kryetari i PD-së Basha ndodhet sot në Kosovë për një vizitë zyrtare.
Nga Lëvizja Socialiste për Integrim do të marrë pjesë Petrit Vasili, i cili ka qenë pjesë e Këshillit që prej krijimit të tij në janar. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për ftesën e Ramës.
Nga opozita parlamentare, përveç Rudina Hajdarit, do të marrë pjesë dhe deputeti Myslim Murrizi.
Ndërsa shumica socialiste do të pëërfaqësohet nga Damian Gjiknuri. Nuk dihet ende nëse kryeministri Rama do të shkojë në takimin e orën 11:00 me përfaqësues të tjerë të opozitës, kur Meta nuk ka komentuar ende nëse do të marrë pjesë apo jo, ndërsa Basha ka ikur në Kosovë.