Basha nis vizitën në Kosovë, takime me kryeministrin e presidentin

Nga Exit News
Basha nis vizitën në Kosovë, takime me kryeministrin e presidentin

Kryetari i PD-së Lulzim Basha do të vizitojë të hënën, 20 korrik Kosovën, me ftesë të kryeministrit Hoti.

Fillimisht të hënën, ai do të takohet me kryeministrin, më pas me presidentin  e Kosovës Hashim Thaçin dhe me kryetarin e partisë opozitare Vetëvendosje Albin Kurti.

Gjatë pasdites Basha do të takohet me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani.

Ndërsa të martën, 21 korrik, kreu i PD-së do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, si dhe me drejtues të tjerë të lartë.

Pritet që gjatë vizitës, Basha të bëjë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova,  të Isa Boletinit në Boletin dhe tek Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Vizita e Bashës në Prishtinë vjen në të njëjtën ditë kur në vend do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik ku kryeministri Rama ftoi Bashën dhe presidentin Meta të ulen për bisedime.

Deri më tani presidenti Meta nuk ka komentuar nëse do të marrë pjesë apo jo në takim, ndërsa Basha ka konfirmuar vizitën në Kosovë. Nuk dihet ende nëse Rama do të shkojë në takimin e orën 11:00 me përfaqësuesit e tjerë të opozitës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>