Mbretëresha Elizabeth II e Anglisë u doli sot me maskë në fytyrë për herë të parë në një ceremoni private gjatë kujtimit të të rënëve në konfliktet.
Veshur me një maskë të zezë, mbretëresha vendosi një tufë lulesh në varrin e Luftëtarit të Panjohur si një “haraç personal”, sipas një deklarate nga Pallati Buckingham. Ushtari u varros në Abbey në Westminster më 11 nëntor 1920, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, dhe varri është bërë një simbol kombëtar i përkujtimit.
Kjo ishte dalja e parë në publik që nga tetori, kur ajo dhe nipi i saj Princ William u takuan me shkencëtarët në Laboratorin e Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes, vuri në dukje BBC.
Mbretëresha nuk ishte parë asnjëherë me maskë fytyre, megjithëse përfaqësuesit e Pallatit Buckingham thanë në atë kohë se ishin marrë masa të tjera paraprake për të mbrojtur shëndetin e mbretëreshës.
Zyrtarët kanë rekomanduar që maskat e fytyrës të mbahen në ambjentet e brendshme në Angli. Britania shënoi 22,800 infeksione të reja në ditë gjatë kësaj jave. Deri të dielën, vendi raportoi të paktën 1,1 milion raste dhe 48,888 vdekje.