
Mbretëresha Elizabetë dhe Duka i Edinburgut, Princi Filip, janë vaksinuar kundër Covid-19.
Burime brenda pallatit mbretëror kanë bërë të ditur për BBC, se Mbretëresha vendosi të bënte të ditur se ajo ishte vaksinuar për të parandaluar spekulime të mëtejshme.
Mbretëria e Bashkuar ka vaksinuar rreth 1.5 milion njerëz deri tani kundër COVID-19.
Rregullatori britanik i barnave ka miratuar për përdorim vaksinën e Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna.
Nuk dihet se cilën vaksinë kanë marrë çifti mbretëror.
Gjatë 24 orëve të fundit, Britania ka raportuar 59,937 raste të reja me COVID-19 dhe 1,035 viktima.