Mbretëria e Bashkuar e para në Europë, 15% e qytetarëve morën një dozë vaksine

Nga Exit News
Mbretëria e Bashkuar e para në Europë, 15% e qytetarëve morën një dozë vaksine

Rreth 15 përqind e popullsisë së Mbretësisë së Bashkuar ka marrë të paktën një dozë të vaksinën anti-Covid, duke e bërë shtetin europian që ka vaksinuar më shumë qytetarë.

Të martën mbi 375 mijë persona morën dozën e parë të vaksinës, duke e çuar totalin në mbi 10 milionë persona, në më pak se dy muaj që nga bërja e vaksinës së parë.

Screen Shot at PM
Grafiku për përqindjen e vaksinave të shpërndara për 100 banorë, nga OurWorldinData

Nëse ritmi i vaksinimit vazhdon po njësoj, eskpertët parashikojnë se MB-ja do të ketë vaksinuar 15 milionë persona, në katër grupet prioritare, brenda mesit të shkurtit.

Kryeministri britanik Boris Johnson përgëzoi stafin e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (NHS) për menaxhimin e mirë dhe të shpejtë të procesit të vaksinimit.

Ai theksoi se falë punës së mirëplanifikuar, gati 90 për qind e personave mbi 75-vjeç kanë marrë një dozë të vaksinës.

Aktualisht Mbretëria e Bashkuar po përdor tre vaksina: të Pfizerit, të Oxfordit dhe atë të Modernas.

Vaksina e Pfizerit u miratua e para në 2 dhjetor 2020. Më pas u miratua ajo e Oxfordit, në 30 dhjetor dhe shpërndarja nisi në 4 janar 2021.

Ndërsa vaksina e Modernas u miratua në 7 janar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>