Rregullatorët britanikë kanë gjetur 30 raste të rralla të mpiksjes së gjakut pas përdorimit të vaksinës AstraZeneca, raporton DW.
Disa vende e kanë kufizuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, pasi autoritetet hetojnë raportimet e mpiksjeve të rralla e herë-herë, të rënda, të mpiksjes së gjakut, në pacientët e vaksinuar.
Sidoqoftë, autoritetet europiane ende besojnë se përfitimet e vaksinës tejkalojnë shumë çdo rrezik të mundshëm të mpiksjes së gjakut.
Muajin e kaluar u raportuan vetëm 5 raste të mpiksjes së rrallë të gjakut në tru midis 11 milion dozave të administruara.
Tashmë raporti është 22 raste të trombozës së sinusit venoz cerebral, një sëmundje jashtëzakonisht e rrallë empiksjes së trurit, si dhe 8 raste të mpiksjes së gjakut të shoqëruara me trombocite të ulëta të gjakut.
Autoritetet britanike deklaruan se nuk kishin marrë raporte të tilla pas përdorimit të vaksinës BioNTech-Pfizer.