Libri Mbreti Zog pas dyerve të mbyllyra me autor Erald Kaprin, u shpall sot libri më i mirë i vitit.
Çmimi u dha nga platforma online Bukinist.al.
Libri fitoi gjithashtu edhe ne kategorinë e librit më të mirë jo-artistik e studimor.
Libri flet për jetën dhe aktivitetin politik të Mbretit Zog në mërgim, takimet e tij me kryeministrin britanik Uinston Çurçill, Presidentin e SHBA-ve Frenklin Rusvelt si dhe Sekretarin e Bashkimit Sovjetik, Jozef Stalin.
Bukinist shpalli gjithashtu çmimet për kategoritë të tjera të librave.
Romani më i mirë u shpall ‘Diktatori në kryq’ me autore Mira Meksi, ndërsa libri më i mirë me poezi u shpall ‘N nji fije t’thelle gjaku’ me autore Ledia Dushit.
Përkthimi më i mirë në prozë u shpall përkthimi i Rudi Erebarës i romanit ‘Ishulli’ të Aldus Hakslit.