14 shkolla në Kosovë janë mbyllur si pasojë e koronavirusit. Në një deklaratë zyrtare, një zëdhënëse e Ministrisë së Arsimit në Kosovë, Diellza Kukaj, deklaroi se deri më tani janë infektuar 130 nxënës.
“Gjitha shkollat që tashmë janë mbyllur, kanë kaluar sipas planit C, pra mësimi po mbahet online. Ky është bilanci i të infektuarve që ne e kemi marrë ditën e premte (23 tetor) nga e gjithë Kosova, pra kemi 148 mësimdhënës dhe 130 nxënës të infektuar”
Tashmë mësimi në këto shkolla po zhvillohet online.