Më 26 maj u mbylll procesi i gerrmimeve për gjetjen e mbetjeve njerëzore në Kizhevak të Rashkës në Serbi. Qeveria e Kosovës njoftoi se 9 trupa u gjendën në varrezat masive, dy prej të cilëve janë indetifikuar.
Ky proces u realizua në dy faza, nga 30 nëntori i deri më 9 dhjetor të vitit 2020 dhe faza e dytë nga 5 maji deri më 26 maj të këtij viti.
Pjesë e këtyre gërmimeve ishin ekspertët mjekoligjorë të Republikës së Kosovës, ekspertëve të EULEX-it, Kryqit të Kuq, si dhe institucioneve të Serbisë.
Gjatë këtyre javëve, lokacioni i varrezës masive në Kizhevak, Serbi u vizitua edhe nga familjarët e personave të zhdukur dhe nga një delegacion i lartë nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq nga Gjeneva të shoqëruar nga përfaqësuesit e dy delegacioneve në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, shkruan Anadoulu Agency.
Më tej, theksohet se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë kërkimet për të humburit.
Që nga paslufta e vitit 1999 në Kosovë rezultuan rreth 6.500 persona të zhdukur prej të cilëve rreth 70 për qind janë gjetur nga zhvarrimet që u bënë nëpër varreza masive në Kosovë dhe Serbi.