Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo urdhëroi mbylljen e shkollave nga e marta e në vazhdim në zonat me numër të lartë infektimesh. Shkollat në Brooklyn dhe në Queens që prej 6 tetor do të mbyllen.
Kryebashkiaku i New Yorkut Bill de Basio u shpreh se shkollat në zona të cilat kanë një numër infektimesh të njëjtë me 3 përqind të popullsisë do të mbyllen, për një javë, duke nisur që prej të mërkurës.
Ai u shpreh se shteti duhet të marër të gjitha masat për të ndaluar një përhapje të virusit siç ndodhi në valën e parë të infektimeve.