Zyra e shërbimeve të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) në Fier është mbyllur për shkak të dyshimeve se mes punonjësve mund të ketë të infektuar me Covid-19.
Bashkëshortja e një prej punonjësve është infektuar dhe tani priten rezultatet e testimeve për punonjësin e ADISA-s.
Situata e Covid-19 në Fier është përkeqësuar ditët e fundit për shkak të shpërthimit të infektimeve në zyrat e Kadastrës ku ka të paktën 12 të infektuar dhe mbi 20 të tjerë të vetëkarantinuar.
Shumë prej këtyre punonjësve, për shkak të punës, kanë pasur kontakte dhe me zyra të tjera siç janë ato të ADISA-s.